Albert Bunjaki thotë se gjithë lojtarët janë të gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Ukrainës
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki në konferencë për media sot ka bërë të ditur se gjithë lojtarët janë gati për ndeshjen e nesërme ndaj Ukrainës.
Duke mos dashur të tregojë se do a do të bëjë ndryshime, Bunjaki tha se edhe lojtarët që kanë luajtur në humbjen turpëruese ndaj Kroacisë, janë gati për Ukrainën, përcjell Gazeta Express.
“Për momentin të gjithë lojtarët janë të gatshëm për lojën. Sot do të kemi edhe një stërvitje dhe ndihemi mirë, të gatshëm për lojë”, përfundoi Bunjaki.
Nesër Kosova luan në udhëtim tek Ukraina nga ora 18:00.