Politikani Antonio Razzi i cili është tifoz dhe politikan i Pescaras, i ka bërë thirrje kapitenit në largim, Francesco Totti, që të vijë të luaj për klubin e tyre nëse verdhë e kuqët nuk e dëshirojnë më atë.
Totti, 40 vjeçar, konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, por ai tani ka një numër të konsideruar vitesh mbi supet e tij dhe disa ditë më parë u zbulua nga drejtori i ri sportiv i Romës, Monchi, se Totti do të varë këpucët e tij në fund të sezonit.
Dhe tani Razzi, i cili me sa duket është një tifoz i Juventusit, i ka bërë thirrje Totti-t të kalojë në Pescara dhe t’i ndihmojë ata në gjendjen e tyre të vështirë, pasi skuadra së fundi ka rënë në një kategori më poshtë nga Serie A në Serie B, shkruan Indeksonline.
“Totti nuk duhet të tërhiqet kurrë. Unë jam një tifoz i Juventusit, por Totti është Totti, ai është bartës i flamurit të Romës, ai është i njohur në mbarë botën” , tha Razzi për Radio Cusano.
“Do të ishte mirë që ai të vazhdojë të luajë në Pescara, me Zeman në stol. Ai mund të jetë edhe si një trajner në fushë, Totti në fushë, Zeman në stol, do të ishte diçka e jashtëzakonshme.
“Në Romë duan t’i japin një punë menaxhimi, por ai me fizikun e tij mund të luaj edhe dy vjet , është një sportist i vërtetë që e dashuron këtë sport. Paga nuk do të ishte problem, pasiqë do të paguhej mjaft shumë edhe nga reklamat, ai do të bëhej një yll për qytetin e Pescaras” përfundoi Razzi. /Indeksonline/