Sport

Celina shënon në humbjen e Ipswichit

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina ka vazhduar me paraqitje të mira për skuadrën e tij Ipswich

Bersant Celina ka luajtur 90 minuta për Ipswichin në humbjen ndaj Cardiffit me rezultat 3:1 në Championchip.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij në minutën e 90, që ishte i pamjaftueshëm.

Pas kësaj humbje Ipswich bie në vendin e 11-të më 21 pikë, ndërsa Celina në total ka shënuar katër gola. /Express/