Kombëtarja e Kosovës po përballet me një numër të madh dëmtimesh, në prag të dy ndeshjeve të radhës.
Në rrugëtimin e saj drejt EURO 2020, kombëtarja Dardane do të përballet me Bullgarinë dhe Malin e Zi.
Para kësaj ndeshje, Kosova ka humbur disa lojtarë kyç, të cilët vijnë nga reparti i mesfushës, shkruan lajmi.net.
Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Valon Berisha janë tre lojtarët në të cilët trajneri Bernard Challandes nuk do të mund të llogarisë.
Edhe më shqetësuese e bëjnë situatën raportimet e fundit, në të cilat thuhet se Bersant Celina është gjithashtu në dyshim.
Lojtari ka pësuar një dëmtim tek skuadra e tij Swansea City, e cila garon në ‘Championship’.
Ylli kosovar nuk ishte paraqitur as në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij, dhe nuk dihet nëse do të rikuperohet plotësisht në kohë, për dy ndeshjet e rëndësishme të Dardanëve. /Lajmi.net/