Celine Dion i bëri të gjithë të qajnë me performancën e saj në Billboards Awards. Dion këndoi këngën “My Heart Will Go On” nga filmi Titanic.
Por 49 vjeçarja nuk është ndalur me kaq. Në Las Vegas befasoi të gjithë kur këndoi këngën “How Does A Moment Last Forever” nga filmi E Bukura dhe Bisha, transmeton Gazeta KNN.
Këtë këngë e këndoi për herë të parë dhe kishte veshur një fustan me ngjyrë të verdhë sikurse edhe princesha në film.
“Dëshiroj ta këndoj për ju për herë të parë”, tha nëna e tre fëmijëve për publikun./GazetaKNN/