Në kongresin e UEFA-s në Athinë, është zgjedhur presidenti i ri i shtëpisë evropiane të futbollit.
Aleksander Ceferin është presidenti i ri i UEFA-s. Slloveni mori 42 vota, derisa kundërshtari i tij Michael van Praag mbeti prapa me vetëm 13 vota.
Ai zë vendin e lënë të lirë nga Michel Platini i cili ishte shkarkuar nga ky post, për shkak të akuzave për korrupsion, transmeton KosovaPress.
Ceferin kështu bëhet presidenti i shtatë i UEFA-s pas, Ebbe Schwartz (Danimarkë), Gustav Wiederkehr (Zvicër), Artemio Franchi (Itali), Jacques Georges (Francë), Lennart Johansson (Suedi) dhe Michel Platini (Francë), që prej themelimit të kësaj organizate në vitin 1954.