Sport

Ceballos largon Kovacicin nga Reali, ja katër klubet që duan kroatin (Foto)

Nënshkrimi me talentin spanjoll, Dani Ceballos, është lajm i keq për Mateo Kovacic, që mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”. Tottenhami, Napoli, Milani dhe Interi kërkojnë shërbimet e kroatit.
Mateo Kovacic i ka ditët e numëruar në Real Madrid, pas ardhjes së Dani Ceballos – kështu raporton AS, transmeton Gazeta Express.

Nënshkrimi me talentin spanjoll, Dani Ceballos, ka bërë që e ardhmja e Mateo Kovacicit të vihet në dyshim.

Kroati ka qenë vetëm zëvendësues që kur është transferuar në “Santiago Bernabeu” dhe me ardhjen e Ceballos do t’i pakësohen edhe më shumë minutat, kështu që sipas AS Kovacic mund të marrë në konsideratë largimin nga “Santiago Bernabeu”.

Kovacic ka katër oferta në tavolinë, Tottenhami, Napoli, Milani, Inter – që të gjitha këmbëngulin për 23 vjeçarin, që ka para vetës një verë të gjatë.

Ceballos shihet si e ardhmja e futbollit spanjoll dhe AS raporton se mund të ketë më shumë minuta se Kovacic, nëse ky i fundit vendos të mos largohet dhe luftojë për pozicionin e tij, që në të kaluarën është konsideruar si zëvendësues i Luka Modric, pasi magjistari kroat pas pak muajsh mbush 32 vjet. /Gazeta Express/