Sport

Cavs me fitoren e katërt rresht, viktimizohen edhe OKC

Edhe skuadra me rekordin më të mirë ndaj top ekipeve, Oklahoma City Thunder, është gjunjëzuar nga Cleveland Cavaliers dhe atë në mes të Chesapeake Energy Arena me rezultat 112-120.

Super sfida e zhvilluar në Oklahoma i takoi Cavs që ishin më të mirë gjatë gjithë takimit.

LeBron James shkëlqeu në këtë takim me 37 pikë, tetë kërcime dhe tetë asistime.

Megjithatë, ai u ndihmua shumë nga stoli ku Clarkson me 14 pikë, Hood me 14 pikë dhe Larry Nance me 13 pikë treguan pse u transferuan te nënkampioni.

George me 25 pikë dhe Anthony me 24 pikë provuan që të bëjnë diferencën, pro nuk ja dolën.

Westbrook regjistroi double double prej 21 pikë e 12 asistime dhe Steven Adams me 22 pikë e 17 kërcime.

Me këtë fitore, të katërtën rresht, Cavaliers gjithnjë e më shumë po i afrohen vendeve të para, ku Toronto momentalisht gjendet në krye me një fitore më shumë se Bostoni.