Cassano beson se Interi do ta fitojë Scudetton këtë edicion.
Ish lojtari i Romës, Real Madridit, Interit, Milanit dhe shumë skuadrave tjera, Antonio Cassano, beson se djelmoshat e Luciano Spallettit do të triumfojnë këtë edicion në Serie A.
“Scudetto? Interi do ta fitojë atë. Luciano Spalletti është trajner i shkëlqyer”, u përgjigj Cassano.
Interi aktualisht gjendet në pozitën e tretë në Serie A me 12 pikë, aq sa kanë edhe Juventusi e Napoli, që gjenden në pozitën e dytë, respektivisht të parë për shkak të gol diferencës. /Gazeta Express/