Antonio Cassano pritet të transferohet te skuadra e Cagliarit
Sulmuesi italian, Antonio Cassano që nga janari i këtij viti është pa skuadër, pasi kishte shkëputur kontratën me Sampdorian.
Por, ish sulmuesi i Real Madridit, Romës, Interit dhe Milanit shumë shpejtë mund të bëhet me ekip të ri.
Sipas gazetës sportive italiane, Gazzetta dello Sport, Cassano pritet të transferohet te skuadra e Cagliarit, përcjell Express.
Gazzetta dello Sport shkruan se kontaktet me klubit nga Sardenja dhe Cassanos tashmë kanë filluar.
Kurse, më herët sulmuesi italian është kërkuar edhe nga skuadra e Crotones. /Express/





















