Portieri spanjoll i ka dhënë fund aventurës me Porton.
Ish-portieri i Real Madrid mund ta shijojë dhe një herë kampionatin spanjoll. Këtë herë jo me ‘Los Blancos’, pasi që janë tri skuadra tjera që e duan atë.
Mediat në Spanjë shkruajnë se Casillas, do të rikthehet në La Liga. Ekipet e interesuar për 5 herë portierin më të mirë të vitit janë Sevillia, Las Palmas dhe Real Sociedad.
Nuk ka asgjë zyrtare deri më tani, por rikthimi i portierit më të mirë i historisë së Real Madrid do të ishte më të vërtetë interesante.
Për 36-vjeçarin është interesuar edhe Paris Saint-Germain e Liverpooli.