Sport

“Me Casemiron në skuadër mund të luajë deri në moshën 45 vjeçare”

Marcelo është shumë i lumtur që e ka Casemiron bashkëlojtarë në Real Madrid

Mbrojtësi brazilian, Marcelo insiston se me Casemiron në skuadër, ai mund të luajë në Real Madridi deri në moshën 45 vjeçare.

Ai thotë se Casemiro ia ka shpëtuar jetën dhe i jep hapësirë që të shkojë dhe të sulmojë përpara.

“Casemiro? Ahh, Casimiro. Ai më ka shpëtuar jetën. Me të në skuadër, ndoshta mund të luajë deri në moshën 45 vjeçare. Casemiro me thotë: shko përpara Marcelo. Ne do të kujdesemi për gjërat tjera”, ka thënë Marcelo për mediat braziliane.

Me Casemiron në skuadër, Reali ka fituar tre Liga të Kampionëve, dy Kupa të Botës, dy Superkupa të Evropës, një La Liga, një Superkupë të Spanjës dhe një Copa del Rey. /Express/