Sport

Casemiro: Kam mësuar shumë nga ky lojtar i Barcelonës

Casemiro e ka pranuar se ka mësuar shumë nga Sergio Busquets

 

Mesfushori i Real Madridit e pranon se ka mësuar shumë nga mesfushori fantastik i Barcelonës, Sergio Busquets.

Ai po ashtu tha se ka mësuar edhe nga mesfushori i Atletico Madridit, Gabi dhe ai i Bayern Munichut, Xabi Alonso.

“Nga Busquets mund të mësoj daljen e tij me top, pozicionimin në fushë, ekuilibrin, etj. Në pozitën e tij, ai është në Top-3. Nga lojtarët që më pëlqejnë më së shumti janë Busquets, Gabi dhe Xabi Alonso, nga i cili kam mësuar shumë”, tha Casemiro për mediat spanjaolle.