Sport

Carvajal gëzon Zidanin

Zinedine Zidane ka marrë një lajm të mirë nga stafi mjekësor i skuadrës.

Pas fitores ndaj Real Sociedadit dhe shkëputjes ndaj rivalëve direkt për titull, Real Madridi ka marrë një lajm tjetër të mirë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Dani Carvajal i cili ka lënë pas lëndimin dhe pritet t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për lojë në javën e ardhshme kur Reali pret në Bernabeu ekipin e Osasunas.

“Jam duke punuar fort që të kthehem sa më shpejt”, ka thënë Carvajal për faqen zyrtare të klubit.

“Nëse gjithçka shkon sipas planit, do t’i bashkohem pjesës tjetër të skuadrës të martën e ardhshme dhe në fundjavë mund të jem në dispozicion të trajnerit”.

Carvajal ka munguar në katër ndeshjet e fundit shkaku i një lëndimi në këmbën e djathtë.