Sport

Carvajal: E mbaj mend Neymarin në ekipin e të rinjve të Realit, na pati premtuar se do të qëndronte

Dani Carvajal ka zbuluar sesi Neymar kishte thënë se do të qëndronte në Real Madrid, në kohën sa ishte pjesë e ekipit të të rinjve të gjigantit spanjoll.

Mbrojtësi i djathtë spanjoll iu bashkua Madridit si i ri në vitin 2002, në një periudhë kur Neymar ishte po ashtu pjesë e ekipit të të rinjve, transmeton Gazeta Express.

“E mbaj mend shumë mirë Neymarin në ekipin e të rinjve”, tha Carvajal.

“Ai na tha se do të qëndronte dhe ne e ngritëm lart dhe festuan me të”, tregoi ai.


Carvajal foli edhe për vuajtjet e Real Madridit deri tani këtë sezon nën udhëheqjen e Julen Lopeteguit dhe pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Ai beson se çelësi është që të zhvillohet lojë ekipore, derisa e promovoi Luka Modricin për ta fituar çmimin Topi i Artë.

“Modrici është thelbi i futbollit”, tha ai.

“Nuk ka të bëjë vetëm me golat, edhe Iniesta pati mundësinë [për ta fituar Topin e Artë], ama nuk ia dhanë atë”, theksoi Carvajal. /Express/

the authorBurbuqe Metolli