Carlo Ancelotti nga sezoni i ri pritet të filloj punën në Premierligë
Strategu italian, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se do të pushojë deri në verën e ardhshme pas shkarkimit nga Bayern Munich.
Sipas tabloidit britanik, The Sun, për Ancelottin interesim kanë shfaqur skuadrat e mëdha si: Chelsea, Liverpool dhe Arsenal, përcjell Express.
Ancelotti mund të rikthehet në Chelsea, në vend të Anconio Contes, i cili mund të largohet në fund të sezonit.
Por, italiani shihet edhe si pasardhës i mundshëm i Jurgen Kloppit dhe Arsen Wengerit, të cilët në nuk i kanë pozitat e sigurta. /Express/