Sport

Candreva në Milano për testet mjekësore, pritet zyrtarizimi te Interi (Foto)

Antonio Candreva ndodhet në Milano për testet mjekësore dhe në një prononcim për media ka thënë se gjithmonë e ka dashur Interin.

Negociatat ndërmjet Nerazzurrëve dhe Lazios kanë zgjatur më shumë se dy muaj, ndërsa tashmë pritet të ndodhë transferimi.

can

“Është një emocion mahnitës dhe i fortë. Tash do t’i bëj testet mjekësore, pastaj do ta nënshkruaj kontratën”.

“Roberto Mancini? Jo, nuk kam folur me askënd ende. Gjithmonë e kam dashur Interin dhe jam jashtëzakonisht i lumtur”.

“Fusha do të tregojë nëse mund të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Forca Inter, shihemi së shpejti”, ka deklaruar Candreva me të arritur.