Sport

Cana në Vatikan, për shenjtërimin e Nënës Terezë (Foto)

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka konfirmuar se do të jetë në Vatikan me 3 shtator, në ceremoninë për shenjtërimin e Nënës Terezë, përcjell Gazeta Express.

“Me kënaqësi pranova ftesën zyrtare për të marrë pjesë në evenimentin për shenjtërimin e Nënës Terezë me datën 3 shtator në Vatikan ”, ka shkruar Cana nëInstagram.

“Shenjtërimi i saj, si simbol në zemrat e të varfërve dhe si simbol i kombit tonë na bënë krenar për origjinën tonë dhe ndjenjën tonë qe kemi për solidaritet dhe respekt ndaj te tjerëve. Falenderime Diana Toska dhe gjithë stafit për angazhimin që ky event të mbahet❤️. Me respekt L.C”, ka shtuar ai. /Express/