Lorik Cana është bërë trajner me licencë A të UEFA-s, raporton zeri.info.
Ish kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë e ka kryer me sukses kursin për trajner pranë Federatës së Shqiptare të Futbollit.
Cana, i cili para pak kohësh është pensionuar nga futbolli aktiv, tani pritet ta ndjek shkollimin për t’u pajisur me licencën kryesore, “UEFA Pro”.
Prandaj, licenca A të cilën e ka marrë Cana është e nivelit të dytë për nga rëndësia. /Zëri/