Rajon & Botë

Caktohet takimi: Ja kur do të takohen Trump dhe Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të takohet me homologun e vet amerikan, Donald Trump, në muajin maj, njofton ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Takimi i dy liderëve do të ndodhë para një takimi të aleancës së NATO-s, transmeton Express.

Ndërkohë dje, burime nga presidenca turk njoftuan se Trump i kishte telefonuar Erdoganit për ta uruar për fitoren në referendumin e 16 prillit për zgjerimin e pushtetit të Erdogan./Express/

the authorE B