UEFA ka caktuar katërshen që do ta drejtojë finalen e Stokholmit.
Gjyqtari që do të drejtojë finalen e Ligës së Evropës mes Manchester United dhe Ajax do të jetë slloveni Damir Skomina.
Takimi mes këtyre dy skuadrave do të luhet më 24 maj në Stokholm të Suedisë. Skomina gjatë këtij edicioni të Ligës së Evropës nuk ka drejtuar asnjë takim, pasi ka qenë i angazhuar në Ligën e Kampionëve.
Asistent të Skominas do të jenë bashkëkombësit e tij Jure Praprotnik dhe Robert Vukan, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar italiani Gianluca Rocchi.