ShowBiz

Caitlyn Jenner nuk ka folur me Kim Kardashian për një kohë të gjatë

Ne një intervistë të realizuar së fundmi Caitlyn Jenner ka treguar se në familjen Kardashian ka shumë dramë dhe se nuk është duke folur me vajzën e saj Kim Kardashian që një kohë të gjatë.

67 vjeçari i cili para se të ndërronte gjininë ishte njerku i Kim Kardshian, tregoi se tashmë nuk është duke pasur kontakte me vajzën e saj dhe për këtë gjë nuk po ndjehet aspak mirë, shkruan KosovaPress.

“Unë e dua Kimberlyn, mendoj se është person i mrekullueshëm, por të jem e sinqertë nuk kam biseduar me të për një kohë shumë të gjatë. Unë në njëfarë mënyre qëndroj në distancën time. Unë jam atje, duke tentuar të bëjë ndryshimin në botë”, u shpreh Bruce Jenner, i njohur tashmë si Caitlyn.

Caitlyn Jenner për një kohë të gjatë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndërrimit të gjinisë që e ka bërë, veprim i cili ka ngjallur shumë reagime.

the authorE B