Sport

Çaçiç: Nuk e kam pritur që të fitojmë kaq lehtë ndaj Kosovës

Ante Çaçiç ka thënë se nuk ka pritur një fitore kaq të lehtë kundër Kosovës.

Përzgjedhësi i Kroacisë, Ante Çaçiç ka thënë se nuk ka pritur një rezultat kaq të thellë kundër Kosovës, pavarësisht se kemi qenë favoritë.

Por, Çaçiç tha se asnjë ekip jetër nuk mund të marr rezultat kaq të lehtë kundër Kosovës.

“Rezultatin nuk e kam pritur kaq të thellë. Ne kështu kemi arsyetuar epitetin e favoritit dhe e rëndësishme është që kemi marrë tre pikë”, tha Çaçiç pas ndeshjes.

“Kosova është një ekip në formim. I kanë pasur disa raste kur kishim vetëm një gol epërsi. Jam i sigurt që asnjë skuadër tjetër nuk mund të marr rezultat kaq të lehtë kundër Kosovës”. /Express/