Anëtari i Kryesisë se Nismës për Kosovën, Shyqiri Bytyqi ka thënë se partia e Fatmir Limajt është duke i bërë të gjitha përgatitjet lokale për zgjedhjet lokale.
Në një postim në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ai ka bërë me dije se vetëm gjatë ditëve të fundit qindra qytetarët i janë bashkuar Nisma për Kosovës, transmeton ‘Indeksonline’.
Postimi i plotë i Bytyqit:
Nisma për Kosovën është duke i bërë të gjitha përgaditjet për zgjedhjet lokale ku kanë mbetur edhe katër ditë për ti dorzuar aplikacionet e kandidatëve për asamblistë.
Gjatë takimeve të vazhdueshme me kryetarët e degëve qindra qytetarë i janë bashkuar Nisma për Kosovën.