Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, ka thënë se humbja nga Roma në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ishte goditja më e rëndë që e kishte përjetuar që kur filloi të luajë te Barcelona.
“Është goditja më e madhe që kur jam te Barcelona, për mënyrën se si ndodhi”, tha Busquets.
“Do të gënjeja nëse do të thosha që shërbeu për ndonjë gjë, sepse vitin e kaluar u eliminuam në rrethana të ngjashme”.
“Rezultatet në dy vjetët e fundit si mysafirë kanë qenë shumë të këqija në Evropë, dhe kemi nevojë që t’i ndryshojmë gjërat nëse do ta fitojmë Ligën e Kampionëve”.
“Shpresoj që kjo disfatë nuk na prek aq shumë, pasi kemi dy gara që për momentin nuk na shërbejnë si ngushëllim”.