Aktuale

Burri rrah gruan në ditën e Shën Valentinit

Një person në komunën e Kamenicës, ka sulmuar fizikisht gruan dhe djalin e tij gjatë ditës së djeshme pikërisht në ditën e Shën Valentinit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi në fjalë është arrestuar ndërkaq dy viktimat, gruaja dhe djali i tij kanë pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare (gruan e djalit të tij). Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shën Valentini festohet çdo vit me 14 shkurt dhe është dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër.

the authorE B