Sport

Bunjaku: Do të doja ta kem në skuadër Shkodran Mustafin

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku thotë se do të dëshironte të kishte në mbrojtje yllin e Gjermanisë, Shkodran Mustafi, por thotë se ka lojtarët që ka në dispozicion.

 “Kisha pas dëshirë me pas Shkodran Mustafin, Mërgim Mavrajn, por ja që nuk ishte e mundur. Kam Pinishn, Rrahmanin, që po rriten. Si ekip nuk jemi në nivel, nuk është problem vetëm vija e mbrojtës. Kemi grumbulluar lojtarët më të mirë të rinj që kemi pasur në dispozicion. Projekti jonë është afat gjatë dhe kemi menduar edhe për të ardhmen. Duhet t’i japim kohë të gjithëve”, deklaroi Bunjaku. /Periskopi.com