Albert Bunjaki sot do të publikojë listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kundër Turqisë.
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki sot do të publikojë listën e lojtarëve të ftuar të Kosovës për ndeshjen kundër Turqisë, që zhvillohet me 12 nëntor në Antalia.
Bunjaki do të mbajë një konferencë për shtyp nga ora 13:00, ku do ta zbulojë listën para sfidës si mysafirë ndaj Turqisë.
Në tre ndeshje në Grupin I, Kosova pësuar dy humbje dhe ka regjistruar një barazim, e cila renditet e fundit me vetëm një pikë. /Express/