Sport

Bunjaki nuk e ka problem nëse lojtarët serbë luajnë për Kosovën

Trajneri i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, gjatë konferencës për shtyp sot ka thënë se nuk e ka problem nëse ndonjë lojtar serb do të luante për Kosovën

Ai është pyetur nga gazetari i “B92.net” nëse ka ftuar apo mendon të ftojë ndonjë lojtar të komunitetit serb me prejardhje nga Kosova.

Bunjaki është shprehur se kjo një ditë mund të ndodhë, por politika nuk duhet të jetë e përfshirë në sport, raporton KTV.

“Jam në dijeni për këta lojtarë, edhe pse nuk është se i kam përcjell shumë gjatë. Nëse për vendet e mëdha mund të luajnë lojtarët e huaj, nuk shoh asnjë gabim nëse luajnë edhe për Kosovën dhe besoj se kjo në të ardhmen nuk do të jetë problem. Me rëndësi është që politika të mos jetë e përfshirë në sport”, është shprehur Bunjaki.