rajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, në konferencën e mbajtur pas humbjes ndaj Islandës, theksoi se e kanë ditur se do të jetë një lojë e vështirë dhe ishin të përgatitur për shumë duele dhe sipas tij, kjo ishte loja më e mirë e Kosovës.
“Në pjesën e dytë kemi kërkuar me çdo kusht barazim të rezultatit. Nuk e di a ka qenë penallti, apo nuk ka qenë, por unë mendoj se ka qenë penallti, mirëpo e kemi diskutuar në pjesën e parë se nëse shënojmë një gol, do të na jepte energji. Personalisht mendoj se kjo ishte loja jonë më mira nga këto pesë lojë që i kemi luajtur”, tha Bunjaki dhe shtoi se gjatë lojës iu deshtë të bëjë tre zëvendësime.
Ai theksoi se pas lojës kreative, tani kanë filluar edhe me lojën kolektive, por duhet ta kuptojnë se në ndeshje të tilla, nuk ka shumë raste për të shënuar, raporton KosovaPress.
“Mendoj se pas asaj loje kreative, tash kemi futur edhe lojën kolektive. Mirëpo duhet të mësohemi se në ndeshje të tilla, nuk vijnë shumë rastet për shënim. Uroj Islandën për fitore. Kisha edhe bisede me trajnerin e tyre, i cili me tha se ‘ishim më shume fat’. Pavarësisht ka qenë një lojë fizike dhe i përgëzoi lojtarët që kanë treguar një karakter tjetër që nuk e kam pa më herët”, tha Bunjaki.
I pyetur për aktivizimin Bernart Berishës, Bunjaki vlerësoi se Bernart Berisha është një lojtar i madh dhe i rëndësishëm, lojtar që shpërthen në lojë dhe shtoi se kishte pas dëshirë Bernardi të hynte më shpjet në lojë, pasi është vështirë të ndalet brenda 16-të metershit.
Kosova sonte mori humbjen e radhës, duke mos arritur ende të shijoji fitoren e parë në garat për Botërorin 2018. Kosova ndaj Islandës humbi 1-2./KosovaPress/