Sport

Bunjaki ka një lajm të madh për Januzajn

Adnan Januzaj i ka dyert e hapura te Kombëtarja e Kosovës. Kështu ka deklaruar trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, në një intervistë për ‘thelastjourno.com’.

Ai ka treguar se si rregullat e reja ia pamundësuan lojtarëve si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri apo Lorik Cana të luajnë për Kosovën, por ai tregon se këtë mund ta bëjë Adnan Januzaj.

“Xhaka, Shaqiri dhe Cana kanë mundur të luajnë për ne derisa nuk ndryshuan rregullat pas Euro 2016. Prej atëherë lojtarët që kanë luajtur për ndonjë shtet tjetër nuk mund të ndërrojnë kombëtare”, tha Bunjaki.

“Që nga atëherë, asnjë lojtar që ka luajtur ndeshje ndërkombëtare me një shtet tjetër s’ka mundur të ndryshojë ekipin kombëtar. Në mesin e tyre që akoma mund t’i bashkohet Kosovës, është Adnan Januzaj, i cili po injorohet nga Belgjika e pëlqehet shumë nga tifozët në Kosovë dhe tek ne i ka dyert e hapura”.