Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja, njëri nga zërat e kësaj partie që ka kërkuar kohë më parë prishjen e koalicionit me LDK-në dhe nënshkrues i mocionit për votëbesimin ndaj Qeverisë, deklaratën e kryeministrit Mustafa e ka quajtur të pamatur dhe frustruese.
“Edhe pse nuk ishte deklaratë Facebooku, ishte njëjtë e ngutshme, e pamatur, por e kuptueshme në gjendjen e tij emocionale frustruese”, ka thënë Buja për KosovaPress.
Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në lidhje mocionin e dërguar në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, në një deklaratë për RTK ka thënë sonte se Qeverinë po tentojnë ta rrëzojnë ata që kanë probleme me ligjin./KosovaPress/