ShowBiz

“Bufi” feston ditëlindjen, urimet i pret në xhirollogari

Ai vazhdon të jetë njëri ndër personazhet më të pëlqyer të ekranit.
Bëhet fjalë për aktorin e njohur Fatmir Spahiu-Bufi, i cili u bë shumë i dashur për publikun shqiptar me rolin e “Orhanit” te seriali “Kafeneja Jonë”, transmeton Gazeta Express/

E sot për Bufin është një ditë shumë e rëndësishme. Kjo pasi që ai feston ditëlindjen e tij të 36-të.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bufi përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e tij në Instagram.

Humori atij nuk i mungon as në ditëlindje. Bufi thotë se edhe pse si 36-vjecar ai është akoma i gatshëm të bëjë foto për pllakatë të maturës, ndërkohë që urimet ai po i pret në xhirllogarinë e tij.

“Miq, eshte ditëlindja, shkojmë sebashku 1.2.3…Happy birthady to me…happy birthady to me…happy birthday Buf bukuroshiiii…happy birthday tooooo meeee ahahaha 😛

Mbani frymën miq, por leshone dikur se ju lëshon shpirti….36 vjeqar por akoma i gatshëm per me bo foto per pllakatë te maturës…urimet tuaja i pres ne xhirollogarinë time…mpuch…”, ishte ky statusi që kishte lënë Bufi.

the authorE B