Vetëm disa javë pasi njoftoi pensionimin nga Kombëtarja e Italisë, portieri legjendar Gianluigi Buffon e ka pranuar se mund të luajë përsëri për ekipin kombëtar.
Me lot në sy, Buffon i tha lamtumirë Kombëtares më 13 nëntor, pak minuta pasi Italia humbi ndaj Suedisë pas dy ndeshjeve “play-off” për Kupën e Botës dhe dështoi të shkojë në Botëror për herë të parë në 60 vite, transmeton Express.
Edhe pse ky u duk të ishte fundi i një karriere legjendare me Kombëtaren për të, 39-vjeçari tash e ka pranuar se mund të kthehet një ditë.
“Mora pushim nga Kombëtarja. Veten e kam konsideruar gjithmonë ushtar të Juventusit dhe Kombëtares. Edhe kur t’i mbush 60 vjet prapë nuk do ta refuzoj thirrjen [nga Kombëtarja] sepse brenda vetes e kam konceptin e kombit”, ka thënë Buffon. /Express/