Sport

Buffon feston me cigare kalimin në finalen e Ligës së Kampionëve

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është fotografuar pas ndeshjes kundër Monaco se si në veturën e tij relaksohet duke pirë cigare.

Për njërin nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave nuk e dimë se sa shumë pi duhan, por duket se atij i pëlqen në këtë mënyrë të relaksohet pas ndeshjeve të zhvilluara.

Por, Buffon nuk është i vetmi në Itali i cili “tymos”, pasi kohë më parë edhe futbollisti i Romës Radja Nainggolan tha se nuk e ka ndërmend të braktisë duhanin. Mario Balotelli, po ashtu, disa herë është fotografuar me cigare, derisa Carlo Ancelotti, Marcelo Lippi dhe Gianluca Vialli kanë ditur të pinë cigare në bankë gjatë ndeshjeve./KosovaPress/