Gianluigi Buffon ka treguar se përveç një portier i madh, ai është edhe një person i madh
Pavarësisht se skuadra e tij u mposht në shtëpi me rezultatin 1:2, kapiteni i Juventusit, Gianluiggi Buffon ka bërë një gjest të madh ndaj tifozëve të Lazios.
Me kërkesën e tifozëve ultras të Lazios, Buffon shkoi te sektori i tyre dhe u dhuroi fanellën, duke i befasuar të gjithë.
Më pas ai u duartrokit dhe emri i tij u këndua në kor edhe nga tifozët e Lazios. /Express/