Kevin De Bruynes i duhet që të fitojë shumë trofe, veçanërisht Champions League, për ta fituar Topin e Artë.
Kështu ka thënë menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Sidoqoftë, kur është pyetur nëse mesfushori po luan në nivelin që e bën atë pretendentë që të zgjidhet më i miri i botës, Guardiola ka thënë: “Nuk kam dyshim”.
“Për të qenë pretendent, duhet ta fitoni [Champions League] dhe të jeni atje në fazat e mëtejme”.
“Por ashtu siç ka luajtur ai kundër Leicester City është vështirë që të gjendet ndonjë më i mirë në Evropë”.
De Bruyne realizoi tre asistime në ndeshjen e së shtunës të cilën The Citizens e fituan 5:1, për të arritur shifrën e 14 asistimeve këtë sezonë – katër më shumë se përcjellësi i parë.
Guradiola ka vazhduar: “Nuk është vetëm një lojë, është gjithë sezoni dhe çdo tre ditë, që ai po luan në këtë mënyrë”.