ShowBiz

Bruno publikon “A më do”, skena të nxehta me “Xhesikën”

Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Bruno ka publikuar projektin e tij më të ri.

“A më do”, titullohet projekti më i ri nga Bruno e cila është një baladë dashurie, transmeton Gazeta Express.

E në spotin e kësaj këngë ajo që bie në sy është aktorja e njohur Arta Nitaj.

Bruno e Arta në këtë spot shihen si një çift i dashuruar duke shkëmbyer puthje e përqafime me njëri-tjetrin në skena të nxehta.

Ndryshe Bruno e Arta kohëve të fundit janë përfolur shumë për një lidhje të mundshme, por që deri më tani asnjëri nuk kanë folur për këtë çështje.

E ditë më parë, dyshja kishin hedhur dyshime për raportet e tyre duke mos e ndjekur më njëri-tjetrin në Instagram.

the authorE B