ShowBiz

Bruno konfirmon ndarjen nga Arta Nitaj: Ishte bukur aq sa zgjati

Këngëtari i njohur shqiptar, Bruno, ka konfirmuar lidhjen tash e sa kohë me aktoren seksi, Arta Nitaj, por edhe ndarjen prej saj.

Ishte vet këngëtari i njohur i grupit ThreeDots, ai që në një intervistë për Prive konfirmoi fundin e romancës me aktoren e njohur shqiptare.

“Është e kaluar. Le të mbetet e kaluar, për aq kohë sa zgjati ishte shum mirë”, u shpreh këngëtari.

Bruno kohë më parë lansoi këngën “A më do”, ku shihet ai me Artën në skena tejet provokative që tërhoqën vëmendjen e publikut.

Duket se xhirimet e klipit kishin përfunduar tash e sa kohë dhe lansimi i videoklipit ka nxjerrë në pah problemet mes çiftit.

Arta Nitaj në anën tjetër është shfaqur sportive pas këtyre raportimeve, duke treguar se ajo nuk është më e interesuar për të kaluarën.

Arta dhe Bruno janë parë shumë gjatë verës. Madje në një prej koncerteve Telegrafi ka arritur të fotografojë dyshen, që dëshmoi romancën e tyre shumë të spekuluar në mediat shqiptare.

Aktorja njihet për linjat e saj fenomenale trupore, kurse Bruno është këngëtar në ngritje i cili njihet për zërin mjaft karakteristik. /Telegrafi/

the authorE B