Rajon & Botë

Britania do t’i ndalojë makinat dhe furgonët me naftë dhe benzinë nga viti 2040

Makinat dhe furgonët e rinj do të ndalohen në Britani të Madhe nga viti 2040 si pjesë e përpjekjeve për ta luftuar ndotjen e ajrit, njofton qeveria britanike.

Ministrat po ashtu do ta publikojnë edhe një fond prej 255 milionë funte për t’i ndihmuar këshillet në luftimin e emetimeve që vijnë nga automjetet me naftë, si pjesë e një pakoje prej 3 miliardë funte për përmirësimin e kualitetit të ajrit, transmeton Express.

Qeveria britanike do ta publikojë më vonë strategjinë e vet për ajër të pastër, duke i favorizuar makinat elektrike.

Aktivistët e mjedisit kanë thënë se këto masa janë premtuese, por më shumë detaje nevojiten./Express/

the authorE B