Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, njofton se Britania e Madhe do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme më 8 qershor.
Kryeministrja britanike, May, ka thënë se që nga dita kur ajo u zgjodh në këtë post, vendit iu desh stabiliteti, andaj edhe mori vendimin për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, transmeton Express.
May bëri njoftimin e bujshëm në “Downing Street”, pasi disa muajsh sondazhesh të favorshme për konservartorët britanikë.
Ajo tha se Britania ka nevojë për siguri, stabilitet dhe lidership të fortë pas referendumit për daljen nga BE-ja.
“Kam arritur në përfundimin se mënyra e vetme për të garantuar stabilitet dhe siguri për vitet e ardhshme është mbajta e këtyre zgjedhjeve”, tha liderja britanike, duke shpjeguar vendimin për zgjedhje të parakohshme.
May kërkon nga Parlamenti britanik të aprovohet kjo kërkesë për zgjedhje të përgjithshme.