Këngëtarja e njohur shqiptare Greta Koçi ka festuar ditëlindjen e saj të 26-të.
Me këtë rast ajo ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Ndërkohë, motra e saj Eni së bashku me familjarët e tjerë kanë vendosur ta befasojnë sot Gretën me një festë surprizë.
Ata e kanë çuar atë në nga restorantet më të mira të Tiranës, ku tavolinat dhe gjithçka ishin rregulluar enkas për të.
Një festë befasi e përgatitur nga familjarët për Greta Koçin. Burimi i fotos: InstaStory
Në festë nuk munguan shishet me verë dhe tullumbacet me mbishkrimin “Gëzuar Ditëlindjen”.
Eni ka qenë ajo, e cila është kujdesur që shumë nga këto momente t’i ndajë me fansat e saj në rrjetet sociale.
Ndryshe, Greta Koçi festoi sot 26 pranvera, ndërsa 11 nga këto vite ajo i numëron si vite karriere, ngase ka nisur shumë e re të këndojë. /Telegrafi/