Një vit më parë, aktorja e njohur Teuta Krasniqi përjetoi sërish ndjenjën e të bërit nënë me ardhjen në jetë të Kaia-s, nga martesa me Adonis Morinën.
Dje, Kaia ka festuar ditëlindjen e parë me një festë të organizuar nga prindërit. Teuta në rrjetin social Instagram ka publikuar disa foto, ku shfaq familjen e saj të ngushtë të cilët ishin të pranishëm në festën e ditëlindjes së vajzës së saj.
“Faleminderit Zot, për shëndet, për familje të shëndoshë dhe për çdo bekim që na sjell në jetët tona. Paçim gjithmonë arsye për të festuar së bashku. Faleminderit të gjithë juve miq, për urimet tuaja për ditëlindjen e Kaia-s. Jam shumë mirënjohëse. Shumë dashuri nga familja jonë për të gjithë ju”, ka shkruar Teuta sipër fotove.