ShowBiz

Brenda ditëlindjes së Soni Malaj, nuk e kishim parë kaq seksi këngëtaren!

Këngëtarja Soni Malaj ka festuar gjatë ditës së djeshme ditëlindjen e saj.

Fillimi i ditëlindjes për këngëtaren seksi nuk ishte ai që jemi mësuar rëndom të shohim, pasi Soni e nisi në palestër duke mos hequr dorë nga kurimi dhe tonifikimi sa më shumë i pamjes së saj.

Megjithatë darka duket se e ka gjetur krejt ndryshe këngëtaren. E veshur me një fustan të ngushtë lëkure me detaje floriri dhe me një gotë vere në dorë, Soni duket se ka kaluar një mbrëmje mjaft të bukur ditëlindjeje. Përveç fotove ajo ka shkruar në rrjete sociale si ndihej e bekuar në këtë ditë të veçantë për të.

Nuk dihet se çfarë dhuratash apo surprizash do të ketë marrë Soni nga partneri i saj apo nga familjarë të tjerë pasi është treguar gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës private. Ndërkohë së shpejti ajo do të publikojë këngën e saj më të re për të cilën ka treguar se është duke punuar./Gazeta Express/

the authorE B