Çifti simpatik Albatrit Muqiqi dhe bashkëshortja e tij Egzona Brahimaj-Muqiqi ditë më parë janë prindër të një vajze të vogël të cilën e quajtën Amelia.
E gjithë familja Muqiqi këto ditë kanë përjetuar gëzimin më të madh në shtëpi, transmeton Gazeta Express.
Urime e dhurata të shumta i janë bërë Egzonës dhe Amelias së vogël. E natyrisht tradita e organizimit të një festë për ardhjen në jetë të Amelia, nuk mungoi as në familjen e këngëtarit Albatrit Muqiqi.
Ata kishin organizuar një festë të mrekullueshme me tortë, lule e trëndafila duke i uruar mirëseardhje Amelia së vogël.
Një ditë më parë i patë se si dukej torta për Amelian. Mirëpo këto imazhe se si duket dhoma e rregulluar me shtratin e vajzës, mund ta shihni përmes kësaj video që ka postuar Egzona në profilin e saj në Instagram.
Tani dhomës së Albatriti dhe Egzonës i është shtuar edhe shtrati i Amelias i cili duket shumë bukur i rregulluar.
Më poshtë mund të shihni edhe urimet e familjes Muqiqi , pasi kuptuan se u bënë me një anëtare më shumë në familje.
“Mirë se erdhe ne jete vajza jonë Amelia , falenderimi i takon Allahut”, ishte ky urimi që kishte bërë Albatriti .
“Mirë se erdhe ne jete vajza jonë Amelia falenderimi i takon Allahut”, ishte urimi i Egzonës.
E ata që u gëzuan shumë që u bën gjyshër janë këngëtarët e njohur Nysret Muqiqi dhe Merita Spahiut.
“Sot perjetuam gezimin me te madh, ardhjen ne jete te vajzes se djalit . Falenderojme zotin per kete dhurate dhe zoti e gezofte çdo familje me femije, siq na gezoi neve”, urimi i Meritës.
“Edhe une u bera gjysh, sot eshte dita me e lumtur e jetes time, Egzona dhe Albi urime zemrat e mia , Amelia paq shendetin gjithe jeten zemra e gjyshit”, ishte urimi i Nysretit.
E si halla e Amelias, Albiona ka thënë se është bërë halla më e lumtur në botë.