Sport

Brazilianët presin në radhë për foto me Majlinda Kelmendin (Foto)

Jemi mësuar të shohim shqiptarët duke tentuar që të fotografohen me yje të sporteve të ndryshme në botë, por tashmë erdhi koha që të shohim të tjerët duke u fotografuar me yjet tanë.

Kjo ndodhi me të artën e Kosovës, Majlinda Kelmendin. Gjatë kohës së një interviste për KTV’në në Copacabana, Majlinda Kelmendi ka kaluar minuta të tërë duke u fotografuar me brazilianët.

Shumica e tyre e dinin historinë e saj dhe e kanë uruar për suksesin e madh në Lojërat Olimpike.

Majlinda ka qenë në Copacabana në pritjen e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, para kthimit në atdhe.