Federata Kroate e Futbollit (HNS) ka vendosur përfundimisht rreth vendit se ku do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2018, raporton zeri.info.
HNS ka marrë vendim që kjo ndeshje të zhvillohet në stadiumin Maksimir të Zagrebit, më 2 shtator të këtij viti.
Siç dihet, kroatë e kanë fituar ndeshjen e parë me Verdhekaltrit me rezultat të thellë 6:0 në Shkodër vitin e kaluar.
Kroacia është e para në Grupin I me 13 pikë, kurse Kosova është e fundit me 1 pikë. /Zëri/