Sport

Botëror dëshpërues për Vuçiçin, pas Serbisë e zhgënjeu edhe Rusia

“Edhe nëse do të luhej mijëra herë një ndeshje e tillë, do të bëja tifo për Rusinë”.
Presidenti Serb, Aleksandar Vuçiç, mbështeti Rusinë në ndeshjen ndaj Kroacisë në Botëror.

Mirëpo, ashtu sikur në ndeshjen Serbi-Zvicër, ai u dëshpërua edhe në sfidën Rusi-Kroaci, përcjellë “Lajmi.net”.

“Disa më kanë kritikuar. Është një e drejtë e imja, unë bëra tifo për Rusinë dhe secili mund të bëjë tifo për atë që dëshiron”, deklaroi Vuçiç.

“Edhe nëse do të luhej mijëra herë një ndeshje e tillë, do të bëja tifo për Rusinë”, shtoi ai.

Kroacia fitoi dhe shkoi në gjysmëfinale. /Lajmi.net/