Cristiano Ronaldo është mbështetur nga tifozët e futbollit pas gjestit të tij para ndeshjes kundër Napolit në Ligën e Kampionëve.
Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest fantastik para ndeshjes kundër Napolit në Ligën e Kampionëve.
“AS” shkruan se sulmuesi portugez ka kërkuar nga sigurimi i hotelit ku po qëndron skuadra e tij që ta lejojë një tifoze të hyjë brenda për t’u takuar me futbollistët, përcjell “lajmi.net”.
Real Madrid ndeshet sonte me Napolin në takimin e kthimit në kërkim të çerekfinales në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/
