Rajon & Botë

Boss-i i Samsungut dënohet me 12 vjet burg, arsyeja…

Prokurorët kërkuan të hënën që Lee Jae Yong, trashëgimtari i kompanisë Samsung, të dënohet me 12 vjet burg për ryshfet dhe akuza të tjera, njoftoi media lokale.

Samsung është një kompani gjigante e Koresë së Jugut që merret me prodhimin e produkteve elektronike.

“Nëndrejtori i kompanisë Samsung, Lee Jae-yong u akuzua në shkurt për ofrimin ose premtimin e një rryshfeti prej 38 milionë dollarësh ndaj Choi Soon Sil, një mike e ngushtë e presidentes së Koresë së Jugut, Park Geun Hye, të akuzuar për korrupsion”, njoftoi agjencia e lajmeve “Yonhap”.

“Lee dyshohet se është mbështetur nga qeveria për të bashkuar dy njësi të biznesit Samsung në 2015 në këmbim të parave”, raportoi “Yonhap”.

“Gjithashtu, ai akuzohet për përvetësim, fshehjen e pasurive jashtë shtetit, fshehjen e të ardhurave kriminale dhe dëshmi të rreme”, raportoi “Yonhap”.

Prokurorët gjithashtu kanë kërkuar deri në 10 vite burg për katër menaxherët e tjerë të Samsung, si pjesë e një skandali më të gjerë korrupsioni që ka tronditur nivelet më të larta të politikës së Koresë së Jugut.

Vendimi i gjykatës për Lee pritet më 25 gusht, tha Yonhap

the authorE B